Scaroni injoron keq fare Interin: Jam presidenti i skuadrës së vetme të vërtetë në Milano

12 Nëntor 2024
11:14
Alfred Lleshi
back button

I pranishëm në një event për afrimin e 125-vjetorit të Milanit, presidenti Paolo Scaroni bëri disa deklarata, mes të cilave njërën që nuk do t’iu pëlqejë kurrsesi “kushërinjve” zikaltër:

“Unë jam nga Vicenza, erdha në Milano për të studiuar në ‘Universitetin Bocconi’. Kur mbërrita këtu, humbisja në rrugë, nuk mbaja mend se ku ishte San Babila. Më shikoni tani, pas kaq shumë vitesh, unë jam presidenti i ekipit të vetëm në Milano. Le të jemi të sinqertë: ka vetëm një ekip të vërtetë në Milano. Kjo më jep një ndjenjë të pabesueshme.

Të mendoj se kam qenë president kuqezi prej gati 7 vitesh tani është burim frymëzimi dhe krenarie. Si president kuqezi prej kohësh, kam pasur privilegjin të festoj 120-vjetorin e Milanit dhe tani po shkojmë drejt 125-vjetorit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit