“Air Albania” ndryshon emrin, nis konkursi kombëtar për kompanitë e interesuara

12 Nëntor 2024
16:53
Telesport
back button

Qendra Kombëtare Kuq e Zi (QSKZ) sot ka njoftuar publikisht shpalljen e hapjes së një procesi publik për ofertat, në lidhje me të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë, Shqipëri.

Stadiumi Kombëtar, i njohur aktualisht me emrin komercial “Air Albania Stadium”, me një kapacitet prej 22,500 vendesh, është impianti më i rëndësishëm sportiv në Shqipëri dhe një pikë interesante e kryeqytetit të Shqipërisë

Kjo godinë është jo vetëm shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit, por edhe qendra më e rëndësishme për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo shërben edhe për evente të ndryshme si koncerte, prezantime si edhe për ngjarje të ndryshme komunitare.

Prej nëntorit të vitit 2019, kur është inauguruar, stadiumi është shndërruar në një pikë referimi dhe qendër e rëndësishme që grumbullon çdo ditë rreth objekteve të tij, me qindra e mijëra persona dhe shumë turistë të huaj, të cilët popullojnë ambientet rreth tij, nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të natës. Dhe kjo në shtatë ditët e javës dhe jo vetëm, ditët e eventeve sportive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit