Situatë e komplikuar në shtëpinë e Inter-it. Komunikata e publikuar dje nga ana e Zhang ka konfirmuar lajmet në lidhje me situatën e vështirë në të cilën ndodhet pronësia zikaltër.
Të martën, në fakt, mund të vijë kalimi i klubit në duart e Oaktree. Ditë intensive për klubin, me tifozët që janë të ndarë mes festës që do të zhvillohet sot në San Siro dhe lajmeve në lidhje me të ardhmen e klubit.
Pikërisht në këtë aspekt është zbuluar një fakt që nuk pëlqehet aspak nga populli zikaltër. Bëhet fjalë për praninë në Oaktree të Claudio Albanese, ish-krahu i djathtë i Agnelli-t tek Juventus.
Albanese është zëdhënësi i Oaktree në marrëdhëniet me Inter-in: një kombinim që ka shkaktuar polemika të forta, veçanërisht në rrjetet sociale.
Claudio Albanese ka rolin e këshilltarit kryesor te Fsg Global, kompani pjesë e konglomeratit britanik Wpp, që prej vitesh ka mes klientëve të saj pikërisht Oaktree.
Megjithatë, është e kaluara e Albanese-s që shkakton shumë debate dhe në veçanti marrëdhënia e tij me Andrea Agnelli-n, që vazhdon të jetë shumë e fortë akoma edhe sot.
Në fakt, ka qenë Albanese që është kujdesur për komunikimin në lidhje me Superligën pas vendimi të drejtësisë sportive europiane dhjetorin e kaluar.
Ndër të tjera, ai ka qenë në krah të ish-presidentit të Juventus-it në betejat tij të viteve të fundit: përveç Superligës, edhe çështja e numrit të titujve në Serinë A dhe çështje të tjera të klubit bardhezi.