Simboli i “tripletës” së Interit, Diego Milito, dha një intervistë për “Tyc Sports”. Në programin “LíberoVS” foli edhe për të kaluarën e tij tek zikaltrit dhe Lautaro Martinez:
“Unë flas shumë me Lautaron, kemi një marrëdhënie të mirë, e kam njohur qysh herët. Ai duhet të kishte debutuar qysh kur unë isha lojtar. Sezonin e kaluar pati një ecuri të mrekullueshme, mund ta kishte fituar Topin e Artë’”.
Nuk mund të mungonte një konsideratë edhe për Jose Mourinhon: “Në dhomat e zhveshjes është krejtësisht ndryshe nga mënyra se si e shihni jashtë. Nëse e shihni jashtë mureve të dhomës së zhveshjes, ai duket i keq, por e bën këtë për të të mbrojtur.
Synimi i tij është ekipi, lehtësimi i presionit ndaj grupit të lojtarëve dhe marrja e të gjitha ‘rrufeve’ mbi veten. Nëse fokusohem te marrëdhënia e tij me mua, ishte vërtet i jashtëzakonshëm.
Pasi nënshkroa me Interin, ai më thirri në zyrë për të më mirëpritur. I thashë se do të doja fanellën me numrin 22, e cila në atë moment ishte e zënë nga Orlandoni.
Trajneri tha të mos shqetësohesha për këtë gjë. Orlandoni m’i tha vetë fjalët e Mou: Paolo, duhet të të kërkoj një nder dhe ti duhet të thuash po. Ti duhet ta lirosh fanellën me numrin 22. Dhe në fund unë mora 22”.