Marcelo nuk dorëzohet kurrë. Mbrojtësi brazilian nuk do t’ia dijë për moshën dhe për asgjë tjetër.
Pas largimit të papritur nga Fluminense, veterani po mendon rikthimin në futbollin europian, aty ku ofertat nuk i mungojnë. Sipas mediave spanjolle, ai pritet të luajë në një skuadër në La Liga.
36-vjeçari mendon se ka ende për të dhënë në futboll dhe po bisedon me dy klube, Leganes dhe Villarreal.
Leganes mendohet se është opsioni që e tërheq më shumë, sepse luan në Madrid, aty ku Marcelo ka jetuar për 15 vite me radhë.