Një spastrim i madh po bëhet gati të ndodhë te Bayern në verën e ardhshme. Ndoshta duke filluar që nga merkatoja e janarit.
Trajneri Kompany planifikon të largojë tre lojtarë gjermanë: Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Leon Goretzka. Me përjashtim të Sane, i cili vijon të shihet si lojtar i rregullt, dy të tjerët kanë humbur vendin e titullarit që në sezonin e kaluar.
Mendohej se fajtor për këtë ishte Tuchel, por gjërat kanë mbetur njësoj. Gnabry dhe Goretzka nuk kanë më protagonizmin e mëparshëm dhe Kompany nuk ka besim tek ata.
Goretzka pritet të shitet për 15 mln euro në merkaton e janarit, sepse është në fund kontrate. Ndërkohë, Sane ka oferta nga Premier League. Bayern mund të rinovojë me të vetëm nëse ai pranon ulje page.
Më larg Bayern-it duket Gnabry, i cili ka disa oferta nga kampionati spanjoll.