Kaq ishte! Xabi Alonso ka vendosur të largohet nga Bayer Leverkusen.
Trajneri spanjoll ka kuptuar se nuk ka më potencial për rritje me “Aspirinat”. Skuadra ka pësuar rënie të dukshme gjatë këtij sezoni futbollistik dhe ofertat për të nuk mungojnë.
“Eurosport ES” shkruan se 42-vjeçari do të largohet dhe madje ka vendosur të marrë një lojtar me vete në skuadrën e re. Ai është Alejandro Grimaldo.
Real Madrid dhe Bayern deri tani janë dy klubet e interesuara. Xabi Alonso ka luajtur në Madrid dhe në Mynih. Ai e di se Los Blancos dhe bavarezët po e presin.