Kur një gazetë madrilene pranon se një klub ka fituar një betejë merkatoje me Real Madridin, duhet t’i besojmë. Bëhet fjalë për “AS”, e cila raporton një lajm të befasishëm.
Kur mendohej se Jonathan Tah po tundohej për ta mbyllur karrierën te Real Madrid apo Barcelona, duket se ai ka ndryshuar mendje.
“AS” shkruan se shtatlarti gjerman ka vendosur të pranojë ofertën e Bayern. Kjo nuk është hera e parë që ai kërkohet nga klubi bavarez. Në verë e pengoi Bayer Leverkusen.
Duke qenë lojtar i cili në qershor del me parametra zero, Bayern ka shtuar interesin dhe e ka nxitur të besojë te projekti i klubit.
Tah është mbrojtës i kombëtares gjermane dhe synimi i Bayern është të rikrijojë një bosht gjerman në skuadër, duke qenë se Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Leon Goretzka pritet të largohen.