Tifozët katalanas dalin hapur, pro trajnerit. Xavi: Nuk më pëlqen kur e vëshëllejnë presidentin

20 Maj 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Xavi Hernández ishte sërish protagonist në ndeshjen mes Barçës dhe Rayo Vallecano. Përtej përjetimit të ndeshjes me intensitet, nga ana tjetër, emri i tij bëri jehonë në tribunat e tifozëve, i cili përjetoi një lloj plebishiti për atë që ndodhi ditët e fundit, ku u zbulua se Laporta kishte marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin nga Egarense.

Trajneri katalanas bëri një analizë pozitive për fitoren dhe konfirmimin e vendit të dytë: “Ishte një ndeshje e vështirë, por gjithçka shkoi mirë. Skuadra është ndjerë mjaft rehat përballë rrjetës mbrojtëse që Rayo kishte ndërtuar. Ka qenë e vështirë për ne, por kemi fituar”.

Një nga më meritorët në këtë sukses ishte Pedri: “Golët janë receta më e mirë për të fituar besim. Nëse shënon, ndihesh mirë si futbollist. Ai ka nevojë për vazhdimësi, ritëm, atë dinamizëm që i ka munguar pas lëndimeve. Me siguri do t’i bëjë mirë kjo ndeshje”. Ai foli edhe për Lamine Yamal: “Ta dijë e gjithë skuadra se kur ai ka topin, ndodhin gjëra diferenciale. Ne po flasim për një lojtar diferencial, të mrekullueshëm”.

Çështja e rëndësishme kur përfundoi ndeshja ishte dëgjimi i Xavit për gjithçka kishte ndodhur ditët e fundit, ku në media u shfaqën informacione që tregonin se Laporta ishte jashtëzakonisht i zemëruar me të, se po po mendonte ta shkarkonte trajnerin. Xavi nuk di asgjë: “Mesazhi është i njëjti. Nëse kam ndonjë lajm, me kënaqësi do t’jua jap, por presidenti dhe klubi më kanë dhënë besim të plotë.

Presidenti e ka treguar gjithmonë fytyrën e tij, ka qenë i sinqertë dhe me siguri do të vazhdojë të jetë i tillë kur të takohemi. Nuk e di nëse tani do ta takoj presidentin direkt pas ndeshjes, si gjithmonë. Nuk kam mundur të flas ende me të, sepse kam ardhur për intervistat e medias”. Xavi këmbëngul: “Jam i qetë, sepse presidenti dhe klubi më kanë dhënë siguri”.

Xavi komentoi se nuk i pëlqente të shihte sesi tifozët në Montjuïc dolën kundër Joan Laporta ndërsa ai po duartrokitej: “Nga njëra anë, në nivel personal dua të jem mirënjohës që tifozët janë me mua. E vërej vlerësimin e tyre, por nuk më pëlqen kur targetojnë një person, qoftë presidenti apo një lojtar. Ne kemi nevojë për unitet, është një situatë e pakëndshme, që nuk më pëlqen”.

Më tej shpjegoi: “Me Laportën kemi mjaftueshëm besim deri tani dhe një marrëdhënie miqësore për të folur për këtë. E kuptoj gjithë rrëmujën, por nuk më ka vënë kush në dijeni nga klubi për pakënaqësi ndaj meje. Besimi nuk ka ndryshuar, mendoj. Nëse ndryshon, do t’ju njoftoj. Vazhdoj të kem ambicie maksimale, predispozicioni im nuk ka ndryshuar fare.

Ne kërkuam stabilitet tri javë më parë dhe nuk e di se çfarë ka ndryshuar, por asgjë nuk më është thënë në këtë kuptim. Këtu ka gjithmonë zhurmë, shumë media mbulojnë Barçën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit