Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Leroy Sane janë drejt largimit nga Bayern. Minimalisht njëri prej tyre, maksimalisht të tre.
Ky lajm raportohet nga gazetari i njorhur Florian Plattenberg në Sky Deutschland.
Sipas tij, drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, ka një strategji për uljen e pagave në skuadër, duke tentuar që e gjithë skuadra të ketë një nivel të caktuar që nuk mund të kalohet nga thuajse asnjë lojtar (përjashtimi janë Harry Kane dhe Musiala).
Bayern po hedh sytë nga emra të tjerë, të cilët kanë potencial dhe janë të rinj. Emri i përmendur nga Plattenberg është Luca Koleosho i Burnley.