U largua nga Brighton, drejtuesit konfirmojnë: Trajneri i ardhshëm i Bayern Munich nuk do të jetë italian

20 Maj 2024
9:22
Telesport
back button

Situata te skuadra e Bayern Munich është ende kaotike, me 7 trajnerë që deri më tani kanë refuzuar stolin e bavarezëve. Ndërkohë që, Thomas Tuchel u largua nga detyra, duke hedhur poshtë zërat se ai mund të qëndrojë.

Për pasojë, këto janë orë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Bayern Munich. Në orët e fundit, pas lamtumirës së Roberto De Zerbi nga Brighton, ishte përfolur për një ardhje të mundshme të italianit në Bavari.

GJithsesi, drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, e mohoi këtë mundësi: “Konfirmoj se trajneri i ardhshëm i Bayern Munich nuk do të jetë italian. Jemi duke punuar e së shpejti do të japim imformacione”.

Te klubi bavarez po punojnë që ta zgjidhin këtë ngërç sa më shpejt, brenda majit, në mënyrë që të programojnë punën e sezonit të ri. Ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, me tifozët që presin të mësojnë emrin e ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit