Ylli i Bundesliga-s nuk rinovon, Inter kërkon të përfitojë

17 Nëntor 2024
12:15
Telesport
back button

Jonathan Tah është një nga lojtarët që pëlqehen nga trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi.

Qendërmbrojtësi i datëlindjes 1996 ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Bayer Leverkusen që i skadon në fundin e këtij sezoni, sipas Sky Sport DE, dhe zikaltrit mund të vihen në lëvizje për ta marrë në javët e ardhshme.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për milanezët të arrijnë të bindin lojtarin duke parë se për të interesohet edhe Bayern Munich.

Jo vetëm, Tah pëlqehet edhe nga Barcelona dhe për këtë arsye Inter-i do të duhet të lëvizë shpejt për të djegur konkurrencën.

Në fund pritet që të jetë vendimtare dëshira e lojtarit, i cili mund të zgjedhë të qëndrojë në Gjermani dhe të transferohet te Bayaern-i.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit