“Jam gati të rikthehem të drejtoj një kombëtare, por dua një projekt ambicioz”

19 Nëntor 2024
8:38
Telesport
back button

Pasi u rrit nën hijen e Jurgen Klinsmann dhe më pas u promovua si trajner i Gjermanisë nga viti 2006 deri në vitin 2021, me të cilën u shpall kampion i botës në vitin 2014 në Brazil, trajneri Joachim Low kërkon të rikthehet në detyrë.

Trajneri 64-vjeçar gjerman ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer: “Në thelb po. Deri më tani nuk ka ndodhur që një detyrë të më përfshijë vërtet mua. Në mënyrë totale dhe me passion. Nëse do të ndodhte, do të isha i gatshëm të bëja diçka të re”.

Pas lamtumirës së tij në fund të Euro 2021, Low nuk pranoi më drejtojë, duke përjashtuar një të ardhme në Bundesligë. Gjithsesi, ai shpjegoi se nëse një Federatë futbolli do ta kontaktonte për rolin e trajnerit të kombëtares ai nuk do të mbyllte asnjë opsion. Me një kusht.

Do të pranojë nëse do ta konsideroja detyrën sfiduese, që të më tërheqë dhe të punoj me një projekt konkret”, tha Joachim Low, që ka vlerësuar punën e ish-ndihmësit të tij të dikurshëm, Hansi Flick, sot trajner i Barcelonës

Barcelona është padyshim një klub me një filozofi të jashtëzakonshme dhe Hansi nuk është aty rastësisht. Barcelona e di se Hansi është shumë i mirë me lojtarët e rinj, se ai është një trajner me mendje sulmuese dhe se mbi të gjitha është i guximshëm”, tha Low.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit