Federico Chiesa pritet të rikthehet në Serie A në janar. Sulmuesi që u transferua te Liverpool kërkohet nga Inter.
Zikaltërit po punojnë me Liverpool për ta marrë 27-vjeçarin në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni.
Chiesa ka zhgënjyer me “reds”, teksa ka luajtur vetëm 3 ndeshje (1 në Premier League). Për pasojë, largimi dukte i pashmangshëm.
Sipas “Mirror”, Inter dhe Liverpool janë në bisedime për sulmuesin italian, me “reds” që kërkojnë ta shesin Chiesa verën e ardhshme.
Ardhja e Chiesa duket se është një kërkesë e trajnerit Inzaghi, që kërkon një lojtar të aftë në lojën nga krahët dhe që e njeh mirë Serie A.