Liverpool bën goditjen e parë të merkatos së janarit, kushton 30-40 mln euro

19 Nëntor 2024
19:23
Telesport
back button

Liverpool nuk bëri një merkato spektakolare në merkaton e verës.

Klubi i kuq transferoi vetëm Federico Chiesa dhe Giorgi Mamardashvili. Madje, ky i fundit do të nisë aventurën në Anfield në sezonin e ardhshëm, sepse fillimisht u huazua te Valencia.

Football 365 raporton se tashmë Liverpool do të shtojë ritmin e blerjeve, sepse disa lojtarë do të largohen. Objektivi i janarit është Loic Bade.

24-vjeçari luan te Sevilla dhe ka kontratë afatgjatë me klubin spanjoll, deri në 2029. Kostoja e largimit të tij është 30 deri në 40 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit