Alphonso Davies është një nga objektivat e merkatos së qershorit 2025 duke ditur se kontrata e tij skadon me Bayern Munich dhe do të mund të transferohet me zero. Kanadezi – edhe pse i lidhur shumë me “orbitën” Madird – duket se është në majë të ëndrrave të Manchester United duke nisur që janari, për të mos hapur ankand. Lajmin e shkruan gazetari Florian Plettenberg i Sky Sports.
Davies është ndjekur nga Real Madrid për gati dy vjet, gjë që shpjegon pse lojtari ka hezituar të vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munich. Man United është duke e kërkuar Daviesin dhe tashmë ka folur me lojtarin duke u përpjekur ta bindë atë.
Djajtë e Kuq bënë të njëjtën gjë për të siguruar Leny Yoro i cili ishte i destinuar për Real Madridin verën e kaluar. Vendimi përfundimtar në fund varet nga Davies dhe çfarë ai dëshiron për të ardhmen e tij.
Sigurisht, Davies kërkon rrogë të lartë me rreth 9-10 mln euro, por gjithashtu edhe komision për transferim. Në fakt, investimi per te, aktualisht do te ishte rreth 50-60 mln euro duke përfshirë gjithçka, edhe pse me zero.