Maresca: “Ja si po përgatis një Chelsea më sulmues, por janë qënie njerëzore. Mbi dëmtimin e Rece James ju them…”

21 Nëntor 2024
20:03
Telesport
back button

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Leicester-it, duke folur për gjendjen fizike të Reece James, i cili është i dëmtuar sërish: “Ai ndjen pak diçka pranë kofshës, është një problem muskulor.

Ne nuk duam të rrezikojme për fundjavën, e di që nuk është e lehtë, por çdo herë që ai lëndohet, është edhe më keq për mua gjërat ndodhin edhe pse ju dëshironi t’i shmangni ato, shpresoj mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës”.

Si ndiheni për kthimin në vendin ku keni qenë trajner? “Jam i emocionuar, mirënjohës për Leicesterin, sepse ka qenë një sezon fantastik. Ata janë njerëz që kujdesen, si pronari ashtu edhe familja e tij.”

Çfarë ju mungon për të përmirësuar? “Ne dimë të sulmojmë më mirë se sa po bëjmë dhe mund të mbrohemi më mirë, por janë vetëm pesë klube që kanë pësuar më pak gola se ne. Kështu që në mbrojtje ndoshta po bëjmë mjaft mirë. Nuk e di pse njerëzit mendojnë se ne mbrojmë keq.”

Çfarë mund të bëjni për ta bërë Chelsean më sulmues? “Një objektiv për të ardhmen është që Palmer dhe Joao Felix të luajnë së bashku, i cili ka bërë shumë mirë me ne që nga dita e parë, problemi i vetëm është gjetja e ekuilibrit. Ata që do të hyjnë në fushë kundër Leicesterit nuk do të jenë në 100%, janë qenie njerëzore dhe kane pasur impenjime me kombëtaret.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit