Barcelona do të rikthehet në aksion në La Liga ku do të luajë në udhëtim ndaj Celta Vigos sot. Duke folur në një intervistë para ndeshjes, trajneri i Celta Vigos, Claudio Giraldez, ka sugjeruar se ai e di se si ta lëndojë Barcelonën.
“Barcelona po i bën gjërat shumë mirë. Atyre iu pëlqen të jenë të guximshëm dhe është e vështirë të shohësh ndonjë ekip tjetër në Evropë duke luajtur në atë mënyrë”.
“Plani ynë? Shpresoj që ne mund të lëndojmë mbrojtjen e tyre duke i dominuar ata dhe duke i bërë të vrapojnë më shumë se kurrë”, ka thënë fillimisht Giraldez.
“Nëse jemi të saktë në presion, ne do të jemi më afër që të jemi në gjendje të fitojmë ndaj një ekipi që luan pjesën më të madhe të ndeshjes së tyre në pjesën e kundërshtarit”. “Ideja jonë është që të jemi të guximshëm në aspektin e mbrojtjes dhe qasjes në fazën ofanzive”.
“Shpresoj se do të mund t’i befasojmë ata, t’i lëndojmë ata me topin dhe të prangosim talentin që kanë. Ne duam të shfaqim se jemi në gjendje të garojmë”, përfundoi ai.