Bayern ende pa trajner, drejtuesit e klubit bëjnë premtimin e madh: Do të gjejmë një zgjidhje të shkëlqyer

21 Maj 2024
9:20
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, bën “mea culpa” për situatën e krijuar te skuadra bavareze në mbyllje të sezonit sportiv. Teksa muaji maj po mbyllet, klubi ende nuk ka gjetur një trajner për sezonin e ardhshëm.

Personi më i pakënaqur me mënyrën se si janë gjërat te klubi jam unë. Kam vetëm dhjetë javë këtu, por më duket sikur janë dhjetë vjet, ndaj dhe ndihem përgjegjës për këtë moment delikat“, tha Eberl për “Sky Deutschland”.

Më tej, duke folur për negociatat që pati me Thomas Tuchel për ta bindur të qëndrojë në detyrë, ai zbuloi të vertetën. “Nuk ishte vetëm një çështje mosmarrëveshjesh në një pikë, por në kërkesa të ndryshme”, u shpreh drejtuesi i klubit.

Gjithsesi, Eberl beson se situata do të zgjidhet shpejt dhe skuadra do të mësojë emrin e trajnerit të ri: “Një miku im gjithmonë thotë se më e mira nuk ka ardhur ende. Ne do të gjejmë një zgjidhje të shkëlqyer për klubin tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit