Vllaznia ka fituar 2-1 ndaj Teutës në ndeshjese javës së 14-të të kampionatit.
Një fitore e vuajtur për shkodranë në shtëpi, që erdhi falë golit të ish-lojtarit të miqve, Gruda në minutën e 90-të.
Me këto tri pikë, Vllaznia merr përkohësisht vendin e parë në renditje me 25 pikë, një më shumë se Partizani që do luajë të dielën kundër Laçit.
Është mbyllur në barazim 2-2 sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Dinamos.
Kryeqytetasit kanë kaluar në avantazh me Itodo pas 15minutash, por vendasit kanë arritur të përmbysin gjithçka me Cuckan (16′) dhe Rashicën (33′).
Goli i Vilës në minutën e 55-të ka fiksuar shifrat në 2-2.
Standings provided by Sofascore