E ardhmja e Xavit në stolin e Barcelonës mbetet ende pezull, teksa takimi me presidentin Laporta do të jetë vendimtar. Presidenti i klubit katalanas mbetet i pakënaqur me fjalët e trajnerit para ndeshjes ndaj Almería, por nuk ka marrë ndonjë vendim zyrtar.
Kjo është arsyeja pse Xavi mbetet në pozicionin e tij, po planifikon të qëndrojë te Barça dhe të vazhdojë projektin siç u diskutua. Takimi ballë për ballë me Laporta do të jetë çelësi për të kuptuar se çfarë do të bëjë presidenti i Barcelonës.
Komentet e trajnerit për situatën financiare të klubit dhe Vitor Roque nuk u vlerësuan nga presidenti. Në rast se Xavi dhe Barça i ndajnë rrugët në ditët e ardhshme, Rafa Márquez dhe Hansi Flick mbeten dy kandidatë potencialë për ta zëvendësuar.
Ndërkohë, klubi blaugrana ka rënë dakord për marrëveshje të re me Sergi Roberto dhe transferim falas të Guido Rodriguez, por ende asgjë nuk është nënshkruar, në pritje për të sqaruar situatën e Xavit.