Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka folur për mikrofonët e DAZN, pas fitores 1-0 në shtëpi kundër Romës, falë golit të tij.
Numrat janë në favorin tënd…
Duhet të flasim për ekipin, jo për mua. Duhet të rritemi dhe të vazhdojmë në këtë rrugë.
A ishte aksioni i golit i ushtruar në stërvitje?
Kur arrij në atë pozicion, duhet të çlirohem mirë, sepse Di Lorenzo ma dërgon topin në vendin e duhur.
A mund të luftoni për titull?
Është ende shumë herët për të folur për titullin, duhet të mendojmë vetëm për vazhdimësinë. Le të vazhdojmë duke fituar kështu ndeshjesh, njëra pas tjetrës.