Të reja për gjendjen e Francesco Acerbit vijnë nga “infermieria” e Interit. “Lojtari iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale këtë mëngjes, – thuhet në një shënim nga klubi zikaltër. – Testet nxorën në pah një zgjatje të bicepsit femoral të kofshës së djathtë. Mbrojtësi do të vlerësohet dita-ditës”.
Pra, nuk ka afate fikse për riaftësimin e qendërmbrojtësit, i cili u detyrua të kërkonte zëvendësim në minutën e 15-të të pjesës së parë ndaj Veronës, të shtunën. Ish-mbrojtësi i Lazios kishte pësuar një problem të ngjashëm gjatë ndeshjes Roma-Inter më 20 tetor. Megjithatë, në atë rast lëndimi kishte ndodhur në kofshën e majtë.
Për momentin, koha e rikuperimit të Acerbit nuk është ende e qartë, por me siguri pritet t’i humbasë ndeshjet kundër Leipzig (e martë, 26 nëntor) dhe Fiorentina (e diel, 1 dhjetor). Është për t’u vlerësuar rikthimi i mundshëm ndaj Parmës ose ndoshta për ndeshjen e Champions League kundër Bayer Leverkusen.