Zbulohet emri i një tjetër kandidati për stolin e Bayern Munich, rrugët e të cilit me trajnerin aktual Tuchel Tuchel janë ndarë përfundimisht. Bëhet fjalë për Vincent Kompany, trajneri që aktualisht drejton Burnley në Premier League, ekip që zbriti nga kategoria sezonin e fundit në Angli.
Sipas “Sky Sports Deutschland”, trajneri 38-vjeçar belg ka shanse serioze për t’u ulur në stolin e bavarezëve në Allianz Arena. Mes palëve janë zhvilluar disa diskutime paraprake dhe drejtuesit e klubit gjerman janë bindur që t’ia besojnë skuadrën, duke parë potencial të madh te ish-qendërmbrojtësi i kombëtares belge e Manchester City.
Natyrisht që ka edhe kandidatë të tjerë në garë për këtë detyrë, por media gjermane sqaron se shanset që Vincent Kompany të drejtojë Bayern Munich janë në rritje. Më parë ai ka drejtuar Anderlecht, ndërkohë që ai është një trajner që ka dalë nga shkolla e Pep Guardiola, që e ka patur trajner për disa sezone.
Për Kompany, pas rënies nga Premier League me Burnley, ky do të ishte një shans i artë për të konfirmuar aftësitë e tij si trajner. Natyrisht që rroga do të jetë më e ulët se ajo e Tuchel, çka ndihmon klubin bavarez të kthejë vëmendjen nga belgu, që do të bëjë edhe merkaton e Bayern Munich.