Në konferencën për shtyp doli edhe Federico Dimarco, përkrah trajnerit Inzaghi. Mbrojtësi zikaltër u fokusua te ndeshja e radhës në Champions League, kundër Red Bull Leipzig.
Dy pikë larg Liverpool-it, një ndeshje për të siguruar kualifikimin…
Të martën duhet të luajmë një ndeshje të madhe, e dimë që gjermanët janë të fortë. Përpara tifozëve tanë duhet të përpiqemi të marrim tri pikët. Champions League të jep shumë motivim, duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer. Deri tani kemi luajtur kundër kundërshtarëve të nivelit të lartë dhe kemi marrë 10 pikë. Duhet t’i afrohemi objektivit tonë, kualifikimit në raundin tjetër direkt.
Si është ky Inter në krahasim me vitin e kaluar?
Vitin e kaluar ishte një sezon i jashtëzakonshëm, por duhet ta lëmë pas. Tani e kemi nisur mirë, jemi -1 pikë nga maja e Serie A dhe kemi 10 pikë në Champions League. Jemi afër kualifikimit, nuk kemi pasur rënie të natyrshme në formë. Duke luajtur kaq shumë ndeshje, është normale të humbasësh ose të barazosh ndonjëherë. Duhet të vazhdojmë kështu, sepse mund të arrijmë shumë kënaqësi.
Çfarë duhet të përmirësojë Federico Dimarco?
Të gjitha mundësitë që krijoj janë fryt i punës së skuadrës. Përpiqem të vë shokët e ekipit në pozitat më të mira për të shënuar.
Rotacioni i pranuar?
Mendoj se tek Interi nuk ka nevojë të flitet për këtë, sepse kemi shumë lojtarë të fortë dhe e kemi treguar. Nuk flasim për rotacion, kushdo që futet në fushë duhet të japë gjithçka për fanellën.
Leipzig ka zero pikë në Champions League…
Në kampionat janë të tretët dhe kanë pësuar pak gola. Kanë lojtarë të fortë, por ne duhet të bëjmë lojën tonë, siç kemi bërë deri tani në Champions League.
Interi, më i fortë se vjet? A keni ëndërra të mëdha?
Shumë skuadra janë përforcuar në Serie A, përndryshe nuk do të kishte kaq shumë kryesues me pak pikë diferencë. Interi është i fortë dhe duhet të përballet me të gjitha kompeticionet në të njëjtën mënyrë.
Askush nuk lihet mënjanë, si e mbështesni njëri-tjetrin në dhomën e zhveshjes?
Për Correa jam shumë i lumtur, sepse e meriton. Që nga fillimi i sezonit ka punuar maksimalisht, nuk ka thënë asnjë fjalë të papërshtatshme, edhe pse ka luajtur pak. Kjo tregon se si është dhoma jonë e zhveshjes; ndihemi mirë dhe kënaqemi.