Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, e ka përshkruar Paris Saint-Germain si “një nga klubet më të mëdha në Europë” përpara takimit të tyre në UEFA Champions League të martën.
PSG po përballon një sezon të vështirë në Ligën e Kampionëve. Me vetëm një fitore, e cila erdhi falë një autogoli të minutës së fundit të Paulo Gazzaniga kundër skuadrës së La Ligas, Girona, ata aktualisht janë në vendin e 25-të në “Fazën e Ligës” të rinovuar të kompeticionit, që do të thotë se ata janë aktualisht në rrugen për një dalje te parakohshme nga konkurimi.
E gjitha vjen pas një fushate relativisht të suksesshme nga PSG sezonin e kaluar, ku ata arritën në gjysmëfinale të kompeticionit, duke u bllokuar vetem kundër skuadrës së Bundesliga-s, Borussia Dortmund.
Pavarësisht formës së dobët të kohëve të fundit të Les Parisiens në Europë, pavarësisht se janë goxha në krye të Ligue 1, ata kanë fituar respektin e Kompany. “Ne do të luajmë kundër një prej klubeve më të mëdha në Europë. Ata kanë individë të mëdhenj dhe një trajner të klasit botëror”, tha trajneri i Bayern Munichut, duke folur per ndeshjen e Champions League.
Ish-trajneri i Burnley shtoi: “Është një ekip shumë i talentuar. Shumë lojtarë do të arrijnë nivelet e (Lionel) Messi, Neymar dhe (Zlatan) Ibrahimovic në vitet e ardhshme.” Bayern Munich përballet me PSG-në në Allianz Arena të martën mbrëma, teksa ata synojnë të forcojnë shpresat e tyre për një përfundim në top tetëshën e renditjes.