Bayern Munich do të presë në fushën e tij PSG sot në sfidën e vlefshme për raundin e pestë në Champions League. Në përballje gjigandësh mes dy ekipesh që në Europë nuk po kalojnë një moment të mirë.
Gjermanët janë në vendin e 17-të, me 6 pikë dhe aktualisht janë në zonën play-off, ndërsa francezët janë në vendin e 25-të, momentalisht të eliminuar. Pak orë para përballjes për francezët foli Vitinha.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata luajnë në shtëpi, kanë lojtarë të klasit botëror. Duhet t’i kushtojmë vëmendje detajeve, të ruajmë qetësinë deri në fund, pasi ky do të jetë çelësi i fitores”, tha Vitinha.
“Është motivimi më i madh për të luajtur një ndeshje të Champions League, aq më tepër kundër Bayern. Edhe pse humbëm nga Atlético, të luash këtë lloj ndeshjeje të madhe në Champions League është një ëndërr për të gjithë”, shtoi mesfushori portugez.
Në fund, ai tha: “Motivimi është tepër i lartë. Ne duhet ta përballojmë këtë presion pozitiv. Ne e dimë se duhet të fitojmë dhe ndoshta do të na duhet të japim 200% në fushë për t’ia dalë mbanë”.