Bayern Munich thuhet se do t’i ofrojë tre lojtarë Barcelonas për t’i bindur ata të shesin Ronaldo Araujo këtë verë.
Ata mund të kërkojnë të ndahen me Joshua Kimmich, Bryan Zaragoza dhe Daniel Peretz për të marrë Araujo në Allianz Arena.
Pavarësisht se janë pa një trajner në këtë kohë, ata e kanë bërë uruguaianin objektivin kryesor të verës, sipas El Nacional.
Kontrata e qendërmbrojtësit me Barçën skadon në vitin 2026 dhe vlera e tij në merkato është 70 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Bayern Munich shpreson të shmangë pagesën e një tarife transferimi duke i ofruar tre lojtarë Barcelonas. Emri i parë në listë është Joshua Kimmich, i cili ka qenë shumë i lidhur me Blaugranat edhe më parë.
Mesfushori, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, nuk do të rinovojë kontratën me bavarezët, e cila skadon në vitin 2025. Prandaj, ai ka gjasa të largohet këtë verë.
Një tjetër lojtar që Bayern shpreson ta përfshijë në marrëveshjen e Araujo është Bryan Zaragoza.
Bayern e mori nga Granada në shkurt 2024, por ai nuk ka arritur të përshtatet me kampionatin gjerman dhe vendin, duke bërë vetëm shtatë paraqitje.
Lojtari i tretë në listë është portieri Daniel Peretz. Bavarezët e nënshkruan atë nga Maccabi Tel Aviv verën e kaluar, por ai ka bërë vetëm dy paraqitje këtë sezon.
Ndërkohë, Barça mund të shesë Inaki Penan, gjë që do të hapte kërkimet për një portier rezervë për Marc-Andre ter Stegen.