Guardiola injoron problemet e klubit, kërkon mesfushorin më të shtrenjtë në Premier League

26 Nëntor 2024
16:53
Telesport
back button

Nëse nuk dënohet nga Premier League, Manchester City ka plane të mëdha për sezonin e ri.

Sipas mediave angleze, objekti primar i Pep Guardiolës është mesfushori Bruno Guimarães. Ai konsiderohet blerje e domosdoshme, aq sa Pep po tenton ta blejë që në merkaton e janarit, pa pritur verën.

Vlera e tij në treg llogaritet rreth 80 mln euro, shifër që nuk i tremb Qytetarët. Emra të tjerë në listën e trajnerit spanjoll janë Carlos Baleba, Morten Hjulmand dhe Angelo Stiller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit