Galatasaray dorëzohet: “Nuk e blejmë dot Osimhenin”. Një klub i madh anglez bën gati ofertën e bujshme

26 Nëntor 2024
17:26
Telesport
back button

Galatasaray nuk do të jetë në gjendje të përballojë blerjen përfundimtare të sulmuesit Victor Osimhen.

Ky është një lajm i mirë për Chelsea, klub që ka interes konkret për lojtarin e Napolit, aktualisht i huazuar në kampionatin turk.

Galatasaray ka përballuar pagën prej 9 mln eurosh për këtë sezon fubollistik, por nuk mund ta blejë nigerianin. Napoli pritet ta shesë në Premier League, sepse presidenti De Laurentiis ka probleme me lojtarin.

Vlera aktuale në treg e Osimhenit është 70-80 mln euro. Shifër e lartë, por jo e pamundur për një klub si Chelsea, sidomos në një kohë kur sulmuesit pykë mungojnë në futbollin europian.

Më saktë, janë me pakicë dhe vlera e tyre vetëm shtohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit