Robert Lewandowski ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e shkëlqyer të Barcelonës kundër Brestit në Champions League. Polaku ishte përsëri vendimtar, duke luajtur me shpinë nga porta. Ai vulosi paraqitjen e shkëlqyer siç di më mirë, me dy gola, duke arritur tashmë kuotën e 101 golave në Champions.
Pas dygolëshit të tij, Lewandowski u shpreh i entuziazmuar me fitoren e ekipit: “Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur. Më parë, për shumë vite, nuk e mendoja se mund të shënoja 100 gola në Champions League. Fitore 3-0, në fund edhe një gol më shumë nga unë…, jam shumë i lumtur.
Kemi luajtur si ekip. Në fund, duke luajtur me durim, arritëm të shënonim dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Pas ndeshjeve ndërkombëtare, ndeshjen e parë në kampionat nuk e luajtëm mirë, por e dimë që duhet të japim 100% që nga minuta e parë në çdo ndeshje. Kemi shumë ndeshje dhe nuk duhet të luajmë gjithmonë me presion, por ta kontrollojmë lojën. Në fund, me durim, shënojmë 2 ose 3 gola. Pedri dhe Casadó kanë shumë cilësi.
Deri në fund të sezonit duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe të pushojmë disa ditë për Krishtlindje. Na nevojitet edhe pak rotacion, që disa lojtarë të luajnë 15 ose 20 minuta më pak në çdo ndeshje, që të arrijmë më të fortë në fund të sezonit. Nuk ka rëndësi kundërshtari apo ku luajmë, gjithmonë duam të fitojmë”.