“Është shumë i fortë”, Inzaghi do yllin e Bundesliga-s: gjithçka varet nga Thuram

27 Nëntor 2024
15:18
Telesport
back button

“Kemi fituar kundër një ekipi cilësor, Openda është shumë i fortë dhe e njihja që nga koha kur luante me Lens”.

Këto kanë qenë deklaratat e trajnerit të Inter-it, Simone Inzaghi, pas fitores 1-0 të marrë në Champions League kundër Leipzig.

Sulmuesi i datëlindjes 2000 ka përfunduar në radarin e disa skuadrave dhe përveç Juventus-it mund të futet në garë edhe vetë Inter-i në rast se në verë do të vinte një ofertë e rëndësishme për Marcus Thuram.

Çmimi i Openda-s ka shkuar rreth 60 milionë euro dhe përveç belgut, klubi zikaltër mund të hidhet në sulm edhe për yllin tjetër të gjermanëve Sesko, i kërkuar dy vite më parë nga Ausilio dhe Marotta, pas prishjes së marrëdhënieve me Lukaku-n.

Megjithatë, për momentin, Inter-i mban fort Thuram dhe vetëm një ofertë jashtë merkatos mund t’i bindë drejtuesit që të heqin dorë nga francezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit