Pas humbjes së turpshme në Barcelona një muaj më parë, skuadra e Bayern Munich ka rigjetur veten, me disa fitore radhazi, duke qenë protagonist në Champions League. Gjithsesi, trajneri Vincent Kompany ka kërkuar më shumë kujdes para porte nga të tijtë.
Firorja 1-0 ndaj PSG nuk e kënaq trajnerin e bavarezëve, pasi sipas tij skuadra rrezikon shumë të pësojë gol. “Në Champions, fitore të tilla mund të jenë të rëndësishme për tri pikët, por mbeten ndeshje të hapura, pasi rivalët janë të fortë”, tha Kompany.
“Ne donim t’i dërgonim tifozët në shtëpi të lumtur dhe ia dolëm. Por duhet të shfrytëzojmë rastet që krijojmë, pasi ekziston rreziku që ta pësojmë. Tani le të shohim përpara për fundjavën, por duhet të jemi më konkretë para portës kundërshtare”, shtoi Kompany.
“Është një rrugë e gjatë, kemi shumë ndeshje për të luajtur, ndaj do të fokusohemi në këtë detaj, që të mos vuajmë shumë. Sa më shumë të shënojmë aq më të lehtë do ta kemi edhe për të administruar forcat”, tha Kompany.