Mbrojtësi 32-vjecar holandez Stefan De Vrij është në sezonin e tij të shtatë me Inter. Ky mund të jetë edhe sezoni i tij i fundit me fanellën zikaltër, duke qenë se kontrata i skadon veren e ardhshme.
Gjithsesi, paraqitjet e mira dhe fait që Inter është një “bunker” kur luan në Europë mund të sjellin një rinovim të kontratës. Lojërat e tij të mira, sic dhe ndodhi në Champions ndaj Leipzig, janë në favor të holandezit.
Edhe trajneri Simone Inzagi dëshiron ta ketë në skuadër, pasi e konsideron një shtyllë të rëndësishme në mbrojtje. Për momentin nuk ka asgjë konkrete por së shpejti palët mund të gjejnë një marrëveshje të re.