Nuk ka paqe për Lucas Hernandez.
Mbrojtësi i PSG-së u detyrua të dilte nga fusha pas një përplasjeje me Fullkrug gjatë ndeshjes së Champions League kundër Dortmund-it dhe pësoi një dëmtim serioz në gjurin e majtë.
Në Kupën e Botës ai u ndal pas 10-të minutash në ndeshjen e parë dhe humbi pjesën tjetër të turneut, tani ai nuk do të marrë pjesë në finalen e mundshme të Champions League dhe në Kampionatin Europian me Francën.
Padyshim që nuk mund të mungonte mesazhi i vëllait të tij Theo, mbrojtësi i majtë i Milanit, i cili shkroi në Instagram:
“Vëllai im jeta po të vë në provë përsëri… Ke mbështetjen time të plotë, e di mendjen tënde dhe e di që do të kthehesh më i fortë se zakonisht! Gjithmonë me ty vëllai im”.