“Është befasuese dhe zhgënjyese që Lautaro Martinez nuk u konsiderua ndër kandidatët për lojtarin më të mirë të FIFA-s së këtij viti, pas një sezoni të jashtëzakonshëm”.
Kështu ka thënë në një deklaratë për ANSA presidenti i Interit, Beppe Marotta, pas publikimit të listës së kandidatëve për “The Best FIFA” 2024, në të cilën nuk figuron sulmuesi dhe kapiteni zikaltër. “Performancat e tij të jashtëzakonshme, – vazhdoi Marotta, – kontribuan në shpalljen kampion të Interit.
Pastaj mos harroni triumfin me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës së këtij viti. Për më tepër, në të dyja garat ishte golashënuesi më i mirë. Lautaro meriton më shumë respekt dhe njohje më të madhe.
Ky përjashtim duket se injoron jo vetëm shifrat dhe sukseset, por edhe ndikimin që pati në ndeshjet vendimtare. Ky është një sinjal negativ, lojtarët që dallohen në një mënyrë kaq të rëndësishme duhet të shpërblehen. Le të shpresojmë që në të ardhmen t’iu jepet njohja e duhur atyre që, ashtu si Lautaro, vazhdojnë të shkëlqejnë në fushë”
Të nominuarit për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA:
Dani Carvajal (Spanjë), Real Madrid
Erling Haaland (Norvegji), Manchester City
Federico Valverde (Uruguaj), Real Madrid
Florian Wirtz (Gjermani), Bayer Leverkusen
Jude Bellingham (Angli), Real Madrid
Kylian Mbappé (Francë), Paris Saint-Germain/Real Madrid
Lamine Yamal (Spanjë), Barcelona
Lionel Messi (Argjentinë), Inter Miami
Rodri (Spanjë), Manchester City
Toni Kroos (Gjermani), Real Madrid (tani në ‘pension’)
Vinícius Jr (Brazil), Real Madrid