Nuk ka më dyshime. Real Madrid po rikthehet në formë të shkëlqyer dhe vështirë se mund t’ia ndalë kush më hovin.
Skuadra e Carlo Ancelotti sot fitoi 2-0 me Getafen në shtëpi, duke konfirmuar edhe një herë se tashmë ka nisur ngjitjen pas problemeve të shumta në nisjen e sezonit.
Golin e parë për “Los Blancos” e shënoi Bellingham në minutën e 30-të. Anglezi provoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, të cilën Mbappe refuzoi vetë ta gjuante, dhe e ktheu në gol.
Pas tetë minutash, francezi la edhe gjurmën e tij në këtë takim, duke shënuar golin e dytë për madrilenët. Euforia e tij pas golit ishte krejt e dukshme.
Me këtë fitore, Real Madrid ka 34 pikë, 1 më pak se Barcelona kryesuese, por me një ndeshje më pak se katalanasit, e cila ende nuk dihet se kur do të luhet. Los Blancos janë afër marrjes së kreut!







