Humbja e sotme 2-0 përballë Liverpool ishte një lajm tronditës për Manchester City dhe trajnerin Pep Guardiola.
Pas ndeshjes, tifozët e kuq ngacmuan teknikun spanjoll duke kënduar “Nesër do të shkarkohesh”. Guardiola u kundërpërgjigj duke u treguar me shenjën e 6 gishtave të dorës se ka fituar 6 tituj të Premier League si trajner i “The Citizens”.
Mohamed alah u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dhe mori notën më të lartë nga sajti i specializuar Sofascore. Ndërkohë, dështimi i ndeshjes rezultoi Phil Foden, i vlerësuar me notën 6.