Derbi Tirana-Partizani nuk solli as spektaklin që kërkojmë prej kohësh dhe as golat. Ndeshja e shumëpritur e kampionatit shqiptar u mbyll 0-0.
Bardheblutë i shkuan më pranë fitores në “Air Albania”, por ishin të pafat në rastet e mira që patën. Skuadra e teknikut Magani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të dhe u mendua se aty loja u zhvllokua.
VAR-i vendosi kundër këtij goli për pak milimetra në pozicion jashtë loje. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë, me ethet e një vendimi që do të diskutohet gjatë.
Në minutën e fundit të takimit, Tirana fitoi një penallti (prekje e topit me dorë nga lojtari i Partizanit). Lojtari i cili mori përsipër ta gjuante ishte Prenga, por u ndal nga gardiani Qirko.
Me këtë episod, Tirana nuk mund të bënte dot asgjë më shumë, kurse Partizani festoi sikur të kishte marrë 3 pikët.