Wanda Nara e përzë Icardin nga shtëpia me polici, futbollisti denoncon: Më ka marrë orët e shtrenjta dhe paratë…

2 Dhjetor 2024
9:25
Alfred Lleshi
back button

Historia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardit vazhdon të ketë ngjarje të reja, detaje të reja dhe përplasje të tjera. E gjitha kjo ka ndodhur në Buenos Aires, në shtëpinë e Wanda-s, të cilën ia kishte dhënë Mauro-s për ta ndihmuar në rehabilitimin, pas lëndimit të tij në gju me Galatasaray.

Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar; Icardi u nxorr dhe u la jashtë apartamentit. Ky është episodi i fundit në një betejë të gjatë ligjore dhe personale, ku Wanda ka denoncuar Icardin për shpërdorim të dyshuar të parave gjatë ndarjes.

Wanda e kishte lënë shtëpinë e saj në Buenos Aires për Mauro, por i kishte thënë atij të qëndronte deri më 25 nëntor. Kur Icardi vendosi të mos respektonte marrëveshjen, Wanda u paraqit përpara shtëpisë në mes të natës, me disa persona nga rrethi i saj, dhe i tha atij të largohej menjëherë.

Pas refuzimit të tij, Wanda thirri policinë, duke e akuzuar Icardin për fshehje të armëve brenda në shtëpinë e saj. Agjentët kontrolluan apartamentin për pesë orë, por nuk gjetën asgjë. Shkaku i zemërimit të Wanda-s duket të ketë qenë njoftimi i vendimit të divorcit.

Pas ngjarjes, Icardi ka bërë një denoncim si kundërpërgjigje, duke u strehuar te një mik. Ai ka thënë se ish-gruaja i kishte marrë orët, paratë dhe bizhuteritë e tjera me vlerë. Agjentët janë në kontakt të vazhdueshëm me të për të ndjekur zhvillimet e situatës.

Kur mediat lokale e pyetën Wanda-n për shkakun e nxjerrjes së Icardit nga shtëpia, ajo tha: “I dhashë shtëpinë time me zemër, ashtu si do ta bëja ndaj kujtdo tjetër, siç bëj gjithashtu me ish-bashkëshortin tim Maxi Lopez çdo herë që ai kthehet këtu. Por ai mund të qëndronte deri më 25 nëntor, pastaj pata nevojë për të, për arsye personale”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit