“Lojtarët e kampionatit shqiptar po shiten për më pak se një apartament! Katastrofë!”

2 Dhjetor 2024
16:28
Telesport
back button

Kampionati shqiptar ka disa vite që ka pësuar një rënie të dukshme. Stadiumet kanë shumë pak tifozë dhe rrallë krijohet atmosferë për t’u mbajtur mend.

Kjo rënie reflektohet edhe te mënyra sesi klubet po menaxhojnë sportivisht skuadrat. Partizani, për shembull, po shet dy nga lojtarët më të rëndësishëm, Arinaldo Rrapaj dhe Andi Hadroj.

Ish-futbollisti Ilir Alliu ka dhënë një koment pikant për këtë situatë për “Euronews Albania”. Sipas tij, Rrapaj dhe Hadroj janë lojtarë mesatarë dhe nuk sjellin ndonjë gropë të madhe në kampionat, por kanë gabuar me transferimet e tyre respektive.

“Tani, sa vjeç është lojtari që u shit? 24. Sa fiton Partizani nga kjo shitje? 250 mijë euro. A e kuptoni se në çfarë katastrofe jemi?! Shesim lojtarë për një shifër sa një apartament. Kjo është katastrofë!”

“Unë nuk di që ky lojtar të ketë bërë çudira. Më duket nivel mesatar dhe mbimesatar. Pse duhet të luash në Ukrainë? Madje, po gabon, sepse në rolin e tij atje luan mbrojtësi i Kombëtares së Ukrainës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit