Newcastle dhe Liverpooli kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare dhe deri ne frymen e fundit të mbyllur në barazim me rezultat 3-3 në kuadër të javës 14-të të Premier. Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku fillimisht për Newcastle rrezikoi Sandro Tonali, ndërsa Alexis Mac Allister kishte dy raste. Ndeshja u zhbllokua kur Alexander Isak gjeti rrjetën për 1-0 në minutën e 35-të pas një asistimi të Bruno Guimaraes.
Me të filluar pjesa e dytë, Salah asistoi te Curtis Jones i cili shënoi për 1-1. Por qymyrxhinjte nuk u dorëzuan dhe morën sërish epërsinë, me Isak që asistoi te Anthony Gordon që shënoi për 2-1.
Ndeshja sa shkonte dhe bëhej edhe më interesante, kjo fal Mohamed Salah, i cili shumë shpesh edhe këtë sezon po del të jetë vendimtar për Liverpoolin. Egjiptiani arriti të shënojë në minutën e 68-të për 2-2, duke barazuar shifrat.
Sa shkonin minutat, Liverpooli shtoi presionin me Salah që fillimisht goditi shtyllën, pastaj arriti edhe të shënojë. Zhivllohej minuta e 83-të, kur Trent Alexandre Arnold asistoi te Salah që shënoi për 3-2. Por në anën tjetër, as Newcastle nuk u dorëzua dhe pajtua me humbjen, ku Fabian Schar arriti të barazojë shifrat në kohën shtesë për 3-3. Liverpool mbetet lider me 35 pikë, ndërsa Newcastle është në vendin e 10-të me 20 pikë.
Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Nottingham me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier, duke u kthyer te fitorja pas katër humbjeve. Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar që në start me Erling Haaland, por norvegjezi nuk ia arriti të shënojë. Në minutën e tetë u zhbllokua ndeshja, kur Kevin de Bruyne asistoi te Bernardo Silva, i cili shënoi për 1-0.
Pas shumë rasteve, në minutën e 31-të, Man City gjeti golin e dytë, ku kësaj radhe ishte De Bruyne që arriti të shënojë për 2-0. Në fillimet e pjesës së dytë, Man City vetëm se hipotekoi fitoren, edhe pse i ka ndodhur shumë shpesh këtë sezon që të pranonin gola në fund të takimit.
Zhvillohej minuta e 57-të, ku Jeremy Doku arriti të gjejë rrjetën për 3-0. Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City u kthye te fitorja pas katër humbjesh radhazi në kampionat. Akualisht Man City mban vendin e katërt në renditje me 26 pikë, ndërsa Nottingam është i shtati me 22 pikë.
Chelsea mer fitoren e trete radhazi ne Premier dhe vazhdon te tregoje se konsolidimi ka ardhur me trajerin Maresca. Skuadra e Londrës fitoi 4-1 në fushen e Southampton. Pas vetëm shtatë minutash lojë, Axel Disasi kaloi Blutë në epërsi. Por, Aribo barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Kyle Walker-Peters vetëm katër minuta më vonë. Chelsea nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë me golin e Christopher Nkunku që shënoi në minutën e 17-të.
Noni Madueke (34’) realizoi për 3-0 me një asistim nga Joao Felix. Southamptoni mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jack Stephens u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të pasi kapi nga flokët Marc Cucurellan.
Edhe Cole Palmer u fut në listën e golashënuesve, pasi shënoi për 4-1 në minutën e 77-të. Fitoren e Chelseat e vulosi Jadon Sancho kur shënoi dhjetë minuta më vonë për 5-1. Pas javës së 14-të, Chelsea është ngjitur në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa këtë fundjavë përballet me Tottenhamin.







