Partizani ndalet në fund nga një supergol, VAR analizoi gjithçka 3 minuta. Gjoka debuton me barazim, Tirana kënaqet gjithashtu

5 Dhjetor 2024
19:36
Telesport
back button

Partizani ndalet ne fund nga Engatia dhe nuk arrin te arratiset ne renditjen e kampionatit pas barazimit 1-1 në stadiumin “Arena e Demave”. Nga një gol për secilën pjesë u shënua në stadiumin “Arena e Demave” duke konfirmuar se vetëm barazimi 1 me 1 është rezultati mes dy skuadrave në shtëpinë e të kuqve.

Në pjesën e parë të kuqtë ishin më konkretë duke gjetur dhe golin me Mban pas asistimit të Rrapajt. Tensioni ishte i pranishëm në pjesën e dytë, kur Egnatia në disavantazh vendosi të reagojë.

Trajneri i Partizanit, Veselinovic u largua me karton të kuq pasi mori dy të verdhë në minutën e 85-të. Protestat e trajnerit të kuq qëndronin te faulla dhe penallti të pa dhënë sipas tij në favor të “demave”.

GOLI I EGNATIAS – VIDEO

Më pas episodi kulminant i ndeshjes ishte në minutën e 90-të. Bakayoko shënoi një super gol me roveshatë dhe festoi përpara tifozëve të kuq duke krijuar tension. Për heqjen e fanellës dhe festën, kryesori Shahini i dha dy kartonë të verdhë dhe më pas të kuq.

Goli u pa për pozicion jashtë loje për rreth tri minuta, ndërsa u konsiderua i rregullt dhe loja vazhdoi. Pas 16 javësh kampionat, Partizani kryeson me dy pikë më tepër se Egnatia dhe Dinamo që ndjekin.

Skënderbeu dhe Tirana kanë ndarë pikët në një barazim pa gola dhe zhgënjyes në Korçë. Ernest Gjoka debutonte në stolin e korçarëve në kërkim të pikëve, ndërsa edhe bardheblutë kërkonin të merrnin një tjetër rezultat pozitiv për të qëndruar larg zonës së ftohtë, Kjo bëri që dy ekipet të ishin më shumë të përqendruara për të mos pësuar se sa për të shënuar gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit