Ish-trajneri Fabio Capello ka analizuar ndeshjet Atalanta-Milan dhe Inter-Parma për Gazzetta dello Sport.
“Atalanta ka konfirmuar gjithçka të mirë të bërë deri tani me fitoren ndaj Milan-it. Skuadra e Gasperini-t është e fortë, por mbi të gjitha është e bindur për atë që bën dhe luan e uritur”.
“Çfarë mund të them për skuadrën e Fonseca-s? Ka bërë, pak, shumë pak, veçanërisht pas dëmtimit të Pulisic. Më duket se trajneri e ka përgatitur gabim ndeshjen.
“Është një humbje e rëndë për Milan-in. Nuk e them unë, e thotë renditja. Fonseca tani është 12 pikë larg Gasperini-t, por më shumë se distanca nga kreu është ajo me zonën Champions që shqetëson më shumë”.
Për Inter-in: “Zikaltrit nuk gabuan kundër Parma që mund të hapë probleme. Skuadra e Inzaghi-t më pëlqen në gjithçka. Dua të veçoj Mkhitaryan, autor i dy asisteve. I mrekullueshëm ai për Barella-n.
“Një njollë e vogël? Kam parë një Lautaro pak nervoz për rastet e humbura. Nuk duhet të shqetësohet, sepse paraqitjet e tij janë të mira edhe kur nuk shënon”.







