Liverpool duket se ka vënë në shënjestër Frenkie de Jong, sipas Fichajes.net.
Gjigantët e Premier League duan të përforcojnë mesfushën për sezonin e ardhshëm.
Real Madrid duket se kanë ndërmend të hidhen në sulm për Ryan Gravenberch në verën e 2025-ës dhe, edhe pse Të Kuqtë nuk duan ta largojnë holandezin, duket se e shikojnë De Jong si zëvendësuesin ideal.
Kontrata e De Jong me Barcelona-n skadon në 2026-ën dhe negociatat për një rinovim të mundshëm nuk kanë shkuar mirë.
Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja sugjerojnë se katalanasit mund të jenë të hapur për një shitje të mesfushorit. 27-vjeçari është një nga lojtarët më të paguar të ekipit dhe një largim i tiji mund të lehtësojë financat e Barçës.







