Gasperini: “Atalanta e Superkupës nuk ishte ajo e sotmja, Real Madrid nuk po kalon krizë. Do ta shihni prap aty lart…”

9 Dhjetor 2024
20:50
Telesport
back button

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas, ka folur në Sky Sport për të prezantuar ndeshjen e madhe të Champions League të planifikuar për nesër kundër Real Madridit. Ekipi i Bergamos po kalon super moment dhe kryeson e vetme Serie A. Ne javen e fundit mundi Milanin dhe ka arritur 9 fitore radhazi ne Serie A dhe gjithashtu ka 11 pike  ne Champions.

“Për Bergamon është një ndeshje e mrekullueshme. Do të gjejmë një ambient plot entuziazëm, sepse perballe do te jete skuadra më e suksesshme në botë. Ka një pritshmeri dhe eufori të madhe. Duhet të jemi të kujdesshëm, Real Madrid është shumë i fortë dhe ekip i nivelit të lartë. Lexoj se jane në krizë, por nuk me rezulton ashtu. Nuk mendoj se do të ketë shumë kampionë në stol. Do të jetë një ndeshje e vështirë.

Për performancën e Real Madridit nën pritsherite: “Kane bërë disa gabime në Champions League, gjë që nuk është e zakonshme duke qenë se Liga e Kampionëve është shtëpia e tyre. Ky edicion i ri është një kompeticion disi i veçantë, ka gjithmonë një rrugëdalje nga play-off. Ata do të vazhdojnë perpara pavarësisht”.

Për mënyrën se si Atalanta mberrin: “Atalanta arrin atje në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo mund të jetë një avantazh por edhe një frenim. Ne nuk duhet të luajmë me shumë besim, duhet të jemi të përqendruar dhe të vëmendshëm. Sa më shumë të fitoni aq më i uritur jeni. Ne jemi të vetëdijshëm për të fituar, por ne duhet të futemi në çdo lojë, fakti që luajmë çdo tre ditë nuk na ndihmon të rikuperojmë.

Për mënyrën se si të përgatitem për një ndeshje si kjo: “Më duhet të punoj për gjithçka, nuk është aq e qartë të rikuperoj energjinë time nervore. Duhet të jesh në gjendje të japësh maksimumin çdo herë”.

Për humbjen në Superkupën e Europës ndaj Real Madridit: “Gjithë verën menduam se luajtja e kësaj ndeshje kundër Realit ishte arritja maksimale për Atalanta-n, por ja ku jemi. Muaji gusht ishte i ndërlikuar, i turbullt dhe nuk arritëm te shpreheshim ashtu si do te kishim dashur.”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit