Leverkusen-Inter e analizuar nga Simone Inzaghi. Skuadra zikaltër është e vetmja ende pa pesuar gol ne Champions League dhe ka proven e veshtire ndaj djemve te Alonsos. Ja se si trajneri zikalter e shpjegon:
“Ne e dimë rrugën që kemi pasur deri më tani, ka qenë e shkëlqyer dhe e dimë që në 17 pikë mund të jesh ne 8 me te mirat, por me 18 je patjetër… Na kanë mbetur edhe tre ndeshje, nesër luajmë kundër një prej më të fortëve në Evropë që kanë humbur vetem tre ndeshje në 16 muajt e fundit, jemi përgatitur, duke e ditur se kemi përballë një ekip shumë, shumë të fortë.”
Duke folur për tre ndeshjet që Leverkusen ka humbur në 75-të e fundit, një e humbur kundër Atalantës. E keni parë përsëri ate ndeshje? “Ne e dimë se përballja me Atalanta nuk është kurrë e lehtë, ne u fokusuam te Leverkusen: e kemi pare vazhdimisht, sepse kohët e fundit ata luajtën me katër në mbrojtje, pasi kishin zhvilluar ndeshje të shumta me tre mbrapa.
Jemi gati për çdo formacion, po flasim për një skuadër te njohur, e stërvitur nga një trajner i shkëlqyer, i cili ka sjellë parimet e tij, është një skuadër që luan shumë mirë nga mbrapa dhe del me vertikalizime dhe kombinime. Eshtë e qartë se do të duhet të luajmë një ndeshje shumë të kujdesshme.”
A është dhënë një shpjegim për kritikat e shumta?
“Unë, siç e kam thënë më shumë se një herë, jam trajneri i Interit dhe jam me fat që kemi këta djem që më kanë dhënë gjithçka për tre vjet e gjysmë. E di nga kam filluar dhe e dimë se ku kemi mbërritur, çfarë kemi bere, cfare kemi fituar. Por, sidomos ecurine qe kemi pasur”.
Shifra të shkëlqyera, por të ndryshme mes kampionatit dhe Champions League: zero gola të pësuar në Champions League, pavarësisht më pak gola të shënuar. A ka ndonjë ndryshim?
“Numrat duhen lexuar, janë të rëndësishëm në futboll. E dimë që në Champions kemi pasur një rrugë të caktuar dhe në kampionat një tjetër. Duhet të ngremë vëmendjen, të përmirësojmë fazën e mos zoterimit të topit gjithë së bashku”.
A mund të themi se për sa i përket Scudetto-s, Atalanta është favorit? “Duhet uruar për atë që ka bërë si në Europë ashtu edhe në kampionat vitet e fundit. Por e kam të vështirë të them se është favorite, më vjen ndërmend ajo që thashë më 13 korrik: thashë se do të ishte një kampionat emocionues, me shumë protagonistë dhe të ndryshëm nga të mëparshmit, mendoj se mund ta shihni nga renditja, ne jemi në javen e 15-te: skuadrat kryesore kanë ndryshuar, plus kemi Lazion dhe Fiorentina-n që po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm.”.







