“Jemi pak të shqetësuar se duhet ta menaxhojmë këtë sfidë kundër një rivali të shkëlqyer, Atalanta, sfide e cila duhet të përgatitet në një nivel strategjik”. Në prag të ndeshjes me ekipin italian për ditën e gjashtë të fazës së grupit të Champions League, trajneri Carlo Ancelotti nuk i mohon vështirësitë e Real Madridit të tij:
“Ndeshja vlen tre pikë, padyshim që duhet te luajme në Itali një qind për qind. Besoj se gjërat do të përmirësohen, ka qenë një vit i mrekullueshëm dhe nesër është ndeshja më e komplikuar e këtij cikli të fundit të vitit 2024. Duhet të shtojmë pikë për të luajtur për kualifikim me tre ndeshjet e fundit”.
Për madridistët, dy rikthime të shkëlqyera nuk janë saktësisht të sigurta: “Vinicius është mirë, do të shohim gjithashtu se si do të jetë Rodrygo në seancën e fundit stërvitore, këto janë dy dyshimet e vetme që kemi – komenton Ancelotti -. Kemi pasur lëndime si ai i Camavinga për shembull, të cilat e bëjnë rotacionin më kompleks. Valverde thotë se nuk i pëlqen të luajë si anësor, por nuk më intereson për sa kohë që ai na ndihmon të fitojmë ndeshjet”.
Trajneri i Realit e di se do të jenë dy lojtarë mbi të gjitha ata që do të bëjnë diferencën: “Dinamika e skuadrës ka ndryshuar, është krijuar më shumë hapësirë përpara dhe Bellingham gjithashtu i është rikthyer shënimit. Ai gjithashtu kontribuon në sulm. Mbappé është mirë, unë i jap atij besimin që i nevojitet si të gjithë të ardhurit e rinj. Ai po ecën sërish, është në formë, është aktiv dhe ka një qëndrim tjetër. Shpresojmë që do të jetë një ndeshje kyçe për të dhe për ne”.
Së fundi, për kundërshtarin: «Gasperini ka qenë një mik që nga ditët e tij në Juventus, një trajner i shkëlqyer që luan një lojë spektakolare pavarësisht se Atalanta ndryshon disa lojtarë çdo vit – përfundon Ancelotti -. Ai di të përshtatet, kompania që qëndron pas po bën gjithashtu një punë të shkëlqyer për sa i përket strukturave për të konkurruar në Itali dhe Europë”.