Liverpooli nuk ndalet dhe ka arritur fitoren e gjashte ne 6 ndeshjet e para te Champions League kete sezon teksa sonte nuk e pati edhe aq te lehte ndaj Girona ne Spanje, Ishte nje rezultat minimal 1-0 ne kete fitore por edhe porta e paprekur, pra goli i vetem i pesuar ka qene ndaj Milanit ne sfiden e luajtur ne San Siro, e para ne Champions teksa me pas jane plot 537 minuta pa pesuar.
Joe Gomez dhe Darwin Nunez rrezikuan në start për Liverpoolin, ndërsa Alejandro Frances , Bryan gGil dhe Migeul Gutierez kishin raste për Gironën në fillim të sfidës. Në fund të pjesës së parë rrezikuan Nunez për Liverpoolin dhe Asprilla për Gironan, por sërish rrjetat heshtën.
Pjesa e dytë nisi me Liverpoolin më serioz në fushë, ndërsa në minutën e 60-të fitoi penallti me Luiz Diaz pasi u pengua ne zone nga Van de Beek dhe me VAR arbitri akordoi 11-te metersh te cilen Mohamed Salah e realizoi nga pika e bardhë për 1-0. Liverpool tani ndodhet 18 pike te plota dhe 18 gola te shenuar.
Sfida tjeter e pasdites ishte ajo mes Dinamo Zagreb dhe Celtic qe u mbyll pa gola, 0-0.