Interi ka pësuar golin e parë dhe humbjen e parë në Champions League këtë edicion dhe ai ka ardhur në Leverkusen, aty ku skuadra e Inzaghit është ndëshkuar pikërisht në minutën e 90-të të ndeshjes nga goli i Mukiele, i cili në qendër të zonës, pasi topi ka mbetur aty, e ka pasur të lehtë të mposhtë portierin Sommer, që kishte bërë edhe disa pritje të mira.
Leverkusen besoi deri në fund teksa Interi mendoi vetëm të menaxhonte, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan Barella, Lautaro Martinez, por edhe Di Marco dhe Kristjan Asllani e Arnautovic.
Ndeshja e “shahut” në Gjermani ishte në nivel taktik shumë të lartë, teksa Leverkusen mbajti më shumë topin dhe Interi që mbrohej dhe që mundohej të dilte kur Leverkusen kthehej ose në kundërsulm.
Kjo është humbja e parë për Interin këtë edicion të Champions, pikërisht në atë fushë që ra edhe Milani, skuadra tjetër e Milanos, e cila u mund 2-1. Zikaltërit kështu mbeten 13 pikë kurse Leverkusen shkon gjithashtu 13 pike.